Zhvillim i faqeve ueb, e-commerce dhe aplikacioneve mobile
Të krijosh një faqe interneti është një projekt më vete, që në fund integron dhe i bën shumë të qarta strategjitë dhe qëllimet e kompanisë; dhe për ta realizuar këtë duhet një analizë e saktë që merr në konsideratë tregun e synuar, targetin dhe konkurencën. Është pikërisht kjo filozofia që qëndron pas Albania Lab, t’i sigurojë klientit jo vetëm zhvillimin e faqes së internetit, por një studim të hollësishëm që synon të kuptojë pozicionimin e kompanisë në treg dhe potencialet që mund të marrë nga bota komplekse e internetit.
Ne do kujdesemi që të krijojmë faqen tuaj të internetit ose platformën e Ecommerce, duke e shndërruar idenë tuaj në një projekt real dhe të fortë, në gjëndje që të rriteni, konsolidoheni dhe të arrini objektivat tuaja të biznesit. Për çdo aplikacion ueb, programuesit tanë janë në gjëndje të mbështesin një propozim të një aplikacioni mobile hibrid ose aplikacioni specifik për iOS dhe Android.