Siguria Kibernetike
Me një njohuri të thellë të rrjetave kompjuterike dhe kërcënimit të sigurisë, Albania Lab ofron zgjidhje të sigurisë kibernetike për një mbrojtje inteligjente të burimeve të bizneseve, me qëllim identifikimin, bllokimin dhe eleminimin e kërcënimeve të jashtme dhe të brendshme, si dhe luftimin e sulmeve më të përparuara.
Specialistët tanë analizojnë vazhdimisht kërcënimet e reja, përdorin mjetet më të përparuara për t’i luftuar ato dhe u ofrojnë klientëve informacionin e nevojshëm për t’i parandaluar këto kërcënime dhe për të mbrojtur pasuritë më të rëndësishme të kompanisë së tyre.