Back To Top
Image Alt

Testim dhe QA

Testim dhe QA

Aktivitetet e testimit dhe QA janë thelbësore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një aplikacioni softuer, në mënyrë që të jetë pa defekte dhe të përputhet me kërkesat më të fundit teknologjike.
Albania Lab siguron shërbime të Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit të Softuerëve duke siguruar kështu garanci në përshtatje me standardet e cilësisë, në përdorshmëri, në performancë dhe efikasitetin e aplikacionit.

Bazuar në kërkesat specifike të projektit dhe duke shfrytëzuar profesionalizmin tonë, jemi në gjendje të bëjmë teste funksionale, automatike, teknike, të ngarkesës dhe të performancës, duke mbuluar kështu të gjitha fazat e proçesit të Testimit dhe QA.

ÇFARË BËJMË NE?

KONTROLL I CILËSISË

Vlerësojmë cilësinë e një programi kompjuterik nëse ai i kryen funksionet e tij në mënyrë të përsosur dhe në përputhje me standardet.

TESTE TË AUTOMATIZUARA

Përdorim mjete të automatizuara për të testuar shpejt kërkesat e një aplikacioni duke kursyer kështu kohë dhe kosto.

TESTE FUNKSIONALE

Ofrojmë shërbime të testimit funksional për t’ju siguruar që softueri sillet ashtu siç pritej, në përputhje me nevojat e biznesit.

TEST I PERFORMANCËS

Verifikojmë stabilitetin, shkallëzueshmërinë dhe shpejtësinë e burimeve softuerike ose infrastrukturës përmes testeve të performancës.

NA KONTAKTONI.

Na shkruaj për të mësuar më shumë!