Back To Top
Image Alt

Marketingu Dixhital

Marketingu Dixhital

Albania Lab studion dhe propozon strategji profesionale të marketingut dixhital në mënyrë që të përshpejtojë rritjen e kompanisë tuaj dhe t’ju garantojë një prezencë të mirë dixhitale. Shërbimi ynë i konsulencës ka për qëllim maksimizimin e rezultateve duke identifikuar mjetet e duhura për objektivat e kompanisë tuaj, duke shfrytëzuar kështu dukshmërinë që ofrojnë motorët e kërkimit dhe mediat sociale.

Falë një analize preçize dhe të hollësishme, marketerët tanë identifikojnë veprimet më efektive për të promovuar realitetin tuaj:
• nga monitorimi i markës, deri tek optimizimi për motorët e kërkimit,
• nga marketingu përmes e-maileve, deri tek promovimi në rrjetet sociale
dhe motorët e kërkimit,
• nga shërbimet e marketingut me anë të përmbajtjes, deri tek teknikat më
fitimprurëse të integrimit dixhital.

ÇFARË BËJMË NE?

MARKETING NË MEDIAT SOCIALE

Rrisim reputacionin e markës tuaj dhe promovojmë produktet ose shërbimet tuaja përmes mediave sociale.

REKLAMA ONLINE

Gjenerojmë një trafik të kualifikuar drejt faqes tuaj të internetit përmes përdorimit të platformave reklamuese më të përshtatshme për qëllimet tuaja.

SEO DHE MARKETING ME ANË TË PËRMBAJTJES

Aplikojmë strategjitë më të mira që synojnë rritjen e dukshmërisë së faqes tuaj të internetit, duke përmirësuar kështu pozicionimin e saj në motorët e kërkimit.

MARKETING ME ANË TË EMAIL

I kthejmë klientët tuaj në besnikë përmes komunikimeve, buletineve informative dhe promovimeve ekskluzive për produktet dhe shërbimet.

NA KONTAKTONI.

Na shkruaj për të mësuar më shumë!